Nora Aliti nga BDI u emërua kryetare e Komisionit për letra me vlerë

Propozimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që për kryetare të Komisionit për letra me vlerë në Kuvendin e Maqedonisë të jetë Nora Aliti u votua pasdite në Parlamentin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Deputetët e VMRO-së nuk u pajtuan me propozimin pasi konsiderojnë se Aliti është zgjidhje partiake pasi ajo ka qenë deputete e BDI-së.

Por, Rexhail Ismaili nga BDI ka thënë se Aliti në listën e BDI-së në zgjedhjet e kaluara ka qenë e kandiduar si eksperte e ekonomisë. Ai ka thënë se Aliti tani nuk ka angazhim politik dhe se është profesioniste në lëminë e ekonomisë me arsim të kryer në Bullgari dhe magjistraturë në Italli.

Për anëtarë të komisionit u votuan dhe Lile Delixhakova, Dushko Goshevski, Kiril Jovanovski dhe Zoran Kolev, ndërsa për përfaqësues të qeverisë në parlament, janë ministri dhe zëvendësminstrja e Financave, Dragan Tevdovski dhe Shirete Elezi.

Ndryshe, Nora Aliti në përbërjen e fundit parlamentare ishte edhe deputete e BDI-së nga zona e VI zgjedhore.

Një koment

  1. Dhe Norën do ta përdorin vetëm që t’ua laje punët e pista të firmave drejtorëve Maqedont dhe më në fund mund të përfundoj edhe me ndonjë aferë … Shqiptarët aspak nuk përfitojne prej këtij komisioni.!!!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button