Gruevski në turne për investime të huaja

Një delegacion qeveritar, i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski, prej sot deri të premten do t’i vizitojë Mbretërinë e Suedisë, Republikën e Finlandës, Mbretërinë e Danimarkës dhe Mbretërinë e Norvegjisë.

Në kuadër të turnesë, parashihet që të realizohen takime të nivelit më të lartë politik, si dhe prezantime afariste të Republikës së Maqedonisë para shumicës së investitorëve të interesuar të këtyre vendeve.

Krahas kryeministrit , në përbërje të delegacionit qeveritar do të jenë edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike, Vlladimir Pesheski, ministrat për tërheqjen e investimeve të huaja, Vele Samak dhe Bill Pavlevski, si dhe zëvendësdrejtori i Agjencisë për investime të huaja dhe nxitjen e eksportit, Kristian Delev. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button