Akademi përkujtimore Gafurr Zendelit

Për të respektuar veprimtarinë patriotike të Gafurr Zendelit shumë miq dhe dashamirë nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës erdhën në Kërçovë në Akademinë përkujtimore që ishte organizuar nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Të pranishmit vlerësuan lartë figurën e veprimtarit Gafurr Zendeli, si  pjesëmarrës i luftërave, në Kosovë, Luginë dhe Maqedoni.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se ishte bashkë në jetësimin e idealeve kombëtare. 
“Gafurri ishte një punëtor i pa lodhur dhe i guximshëm për të vepruar në projekte serioze të karakterit kombëtar. Ishte njeri i aksioneve që kishte besim të plotë në vetvete dhe tek shokët e idealit. Familja humbi prindin , bashkëshortin dhe vëllain e tyre të shtrenjtë , ndërsa unë e humba një gjymtyrë , nënvizoi Ali Ahmeti, duke shtuar se për organizimet e protokollit Gafurrin e njihte edhe Brukseli dhe Uashingtoni sepse ai kishte sens edhe punët e organizimeve të këtilla. 

Prandaj për jetën dhe veprimtarinë e tij të bujshme është planifikuar botimi i një libri i cili do të pasqyrojë të gjitha aktivitetet në shërbim të kauzës kombëtare, tha në mes tjerash lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Në vazhdim të manifestimit në skenë u paraqitën dy vajzat e Gafurrit,  Shqipja e cila i falënderoi të pranishmit për kujdesin që ato tregojnë ndaj prindit të saj si dhe Erjona e vogël e cila prezantoi poezinë kushtuar babait të saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button