Dasma e vitit, Familja Mbretërore falënderon pjesëmarrësit

Falënderime pa masë për ata që udhëtuan drejt kështjellës Windsor për të ndjekur dasmën e vitit, atë të princit Harry dhe Meghan Markle.

Ceremonia madhështore që ngërtheu vëmendjen e botës një ditë më parë, ishte e mbushur me emra të famshëm që sollën një vërshim luksi e finese bashkë, por familja mbretërore zgjodhi të falënderonte me përzemërsinë më të madhe publikun e thjeshtë, ata mijëra vetë që mbushën rrugët për të parë çiftin në ditën e tij të madhe, ndërsa shumë të tjerë e ndoqën anembanë globit përmes televizorit, transmeton Top Channel. 

Kremtimet u mbyllën me një darkë formale dhe një spektakël fishek-zjarresh në Frogmore House, pranë Windsor-it. 200 miq të ngushtë të Meghanit dhe Harrit, e sigurisht edhe familjarë, morën pjesë në eventin e mbikqyrur nga princi Charles. Çifti nuk do të niset menjëherë për muajin e tij të mjaltit, por ka vendosur të qëndrojë edhe ca në Britaninë e Madhe, përpara se të pushojë.

Harry i bëri një dhuratë të rrallë martese nuses së tij, një unazë me gur smeraldi bojë qielli, e cila dikur i përkiste nënës së tij të ndjerë, princeshës së Uellsit, Diana.

Ajo e djeshmja ishte një dasmë mbretërore mjaft e veçantë: një kor solli këngë ungjillore, pati një fjalim ku u citua Martin Luther King, ndërsa vetë martesa e të gjashtit në linjën e fronit me amerikanen e një race të përzjerë dhe një herë të divorcuar, automatikisht e transformon monarkinë britanike në diçka më përfaqësuese nga ç’kishin parë njerëzit deri tani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button