Tërmet 4.5 ballë në Shqipëri
Një tërmet me magnitudë 4.5 u regjistrua në orët e mbrëmjes së të shtunës në jug të Shqipërisë.
Tërmeti ka rënë rreth orës 18:15 minuta dhe sipas Qendrës Mesdhetare të Sizmiologjisë epiqendra ka qenë 23 kilometra në jug-lindje të qytetit të Vlorës, në një thellësi vetëm dy kilometra, raporton TopChannel.
Lëkundjet janë ndjerë të lehta në zonat përreth dhe në qytetin e Vlorës.
Nuk raportohen dëme materiale, apo njerëzore.