Ivanovic: Heqja e barrikadave përshpejton dialogun për veriun

Sekretari për Kosovën në qeverinë serbe, Oliver Ivanoviç, ka thënë se aksioni i fundit për heqjen e barrikadave vetëm ka përshpejtuar fillimin e dialogut politik për veriun. Ai ka vlerësuar se tashmë secila palë duhet të përgatitet sa më shpejt për këtë dialog.

Hapjen e Zyrës Administrative në veri të Kosovës, Ivanoviç e ka cilësuar si “provokim që mund të prodhojë incidente”.

Ai ka theksuar se krerët ilegalë nuk mund të shkojnë shumë larg duke kundërshtuar veprimet e qeverisë serbe për krijimin e Këshillave të Përkohshëm.

Ndërkohë, Ivanoviç ka sqaruar se nuk e ka akuzuar direkt Xhezair Shaqirin se ka kryer sulmin ndaj xhandarëve serbë në Dobrosin.

Lajme të ngjashme

Back to top button