AK: Marrëveshja Berisha-Rama, për 24 orë ndryshon Kushtetuta

Takimi midis kryeministrit Berisha dhe kreut të PS-së e Edi Rama, të jete transparent dhe publik. Ky ka qenë apeli i lëshuar nga kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.

Gjatë një tubimi politik të zhvilluar në qytetin e Fierit, Spahiu ka theksuar se takimi mes dy lidërve mbrëmjen e sotme do të ndodhe vetëm sepse e kërkon faktori ndërkombëtar, pasi sipas Spahiut, kryeministri dhe kreu i opozitës nuk janë takuar kur Kosova dhe Shqipëria ishin në krizë.

Ndërsa nesër është edhe raundi i dytë i votimit në parlament, kryesocialisti Rama do të zhvillojë mbrëmjen e sotme në kryesinë e Kuvendit takimin e kërkuar me Kryeministrin Sali Berisha. /botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button