Familjarët e Sulltan Memetit: zgjedhjet për BL e Ladorishtit të montuara, distancohemi!

Pas konstituimit të Këshillit të Bashkësisë Lokale, të fshatit Ladorisht reagojnë familjarët e Sulltan Memetit, të cilët me anë të një deklarate distancohen nga ky proces zgjedhor të cilin e përkufizojnë si të montuar.

Azdren Memeti, djali i madh i Sulltan Memetit, potencon se ata si familje kanë kërkuar nëpërmjet sekretarit të derisotshëm të BL-së së Ladorishtit, që emri i Sulltan Memetit të mos keqpërdoret në këtë proces të montuar të zgjedhjeve për Këshillin e BL-së .

”Ne familjarët e Sulltan Memetit duke parë se si gjërat po montoheshin për të zgjedhur Kryesinë e BL-së të Ladorishtit, ramë dakord që emri i babait, vëllait tonë të mos figuroj si kryetar i BL-së  të Ladorishtit, në mënyrë që të tjerët të mos luajnë me emrin e tij” përfundon Azdren Memeti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button