Të enjten protestohet ‘PËR DINJITET,VLERA EUROPIANE DHE BASHKIM’

Në 07.06.2012, Shoqata e të Persekutuarve politikë, Shoqata e Historianëve, Shoqata e Arsimtarëve dhe disa dhjetra shoqata të tjera do të organizojnë protestë me moton: PËR DINJITET,VLERA EUROPIANE DHE BASHKIM.

Këto shoqata në protestë ftojnë të gjitha partitë politike në vend.  Protesta do të mbahet në Shkup, ditën e enjte, në orën 13:00 përpara Qeverisë të Maqedonisë. 

‘Protesta ka një Këshill organizativ,i cili do të vendosë për parullat dhe ecurinë e Protestës. Ftohen të gjithë shqiptarët që e ndiejnë veten të diskriminuar dhe të persekutuar,bashkë me familjet e veta të marin pjesë në Protestë’ thuhet në ftesën që këto shoqata u bëjnë qytetarëve. 

Qëllimi i Protestës do të jetë dërgimi i një mesazhi të fuqishëm botës demokratike për vlerat, virtytet dhe vendosmërinë e popullit shqiptat për liri dhe demokraci.

‘Protesto sot që të mos ketë nesër Brodecë, Sopotë, Vreshta të Rashtakut, Smilkovcë, fyerje nëpër tekste shkollore,enciklopedi poshtërruese…….Protesto sot se nesër mundet ti ta kesh radhën, thuhet në thirrjen për protestë’.

‘Gjumi është vdekje. Rebelimi prodhon adrenalinë, adrenalina përmirëson punën e zemrës. Jepi zemër Protestës të 07.06.2012. Bëhu edhe ti pjesë e protestës. Bëhu pjesë e historisë…. na priftë e mbara!’, thuhet në ftesën e organizatorëve të shpërndarë në rrjetet sociale./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button