Kërcënon në program të mëngjesit: “Nga e premtja i kam familjen pa bukë, veç vetëvrasja më ka mbet”
Pyetja drejtuar qytetarëve për sot ishte se nëse ishin të vetëdijshëm që java e dytë e muajit maj, konkretisht data 13, njihet si Dita e Nënës, por që ndryshon nga vendi në vend, aty gazetari Ardian Gashi hasi në një zotëri i cili nuk ishte i gatshëm të përgjigjej në këtë pyetje dhe vijoi duke treguar hallin e tij. Quhej Hamdi Aliu.
Ai për Televizionin 7 tha që një përmbarues privat i ka ndërprerë të ardhurat të cilat mbahej familja e tij, ai i përlotur rrëfen më tej storien dhe duke akuzuar Qeverinë e Kosovës ai kërcënoi me vetëvrasje, raporton Express.
“Po dëgjojmë raste të ndryshme ku njerëzit në Kosovë po kryejnë vetëvrasje një gjë të tillë po na detyron ky vend ta bëjmë”, u shpreh ndër të tjera ai.