Dëshira për zhvillim profesional dhe të ardhura më të larta i largon infermieret nga shteti

Infermieret janë pjesë e kuadrit për të cilat Maqedonia ka nevojë. Por, për shkak dëshirës për zhvillim profesional dhe të ardhura më të larta numri më i madh i atyre dëshirojnë të largohen.

Situata në këtë profesion është shumë e vështirë. Në ditën e infermierisë kërkohet kushte më të mira dhe rroga më të larta, transmeton Portalb.mk.

Mes atyre fushave që “shtrydhen” është e ajo e mjekësisë, tregon hulumtimi rajonal për migracion në personalin shëndetësor në Maqedoni, Shqipëri, Serbi dhe Kosovë të zbatuar nga “Healthgrouper” në vitin 2016.

80 për qind e të anketuarve në Maqedoni kanë thënë se dëshirojnë të shkojnë jashtë shtetit. Mes arsyeve të shumta pse dëshirojnë të ikin janë gjendja politike dhe partizimi.

Ekonomistët paralajmërojnë se kategoria dominonte e atyre që dëshirojnë të ikin janë të rinjtë e pa punësuar që mund të ndikojë negativisht në gjendjen e përgjithshme të tregut të punës.

Ekspertët thonë se nëse vazhdohet kështu dhe nëse situata nuk ndryshohet në të mirë, Maqedonia do të mbetet pa kuadër mjekësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button