Sulm terrorist në lindje të Afganistanit

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe 30 janë plagosur në një sulm të koordinuar nga sulmuesit vetvrasës dhe persona të armatosur në ndërtesën e qeverisë së Jalalabad të Afganistanit.

Attahullah Khogyani, zëdhënës, tha se një veturë eksplodoi jashtë ndërtesës, që i takon drejtorisë së financave, transmeton REL.

Sulmuesit pastaj e mbuluan me tym objektin dhe qëlluan me armë rojet e sigurisë.

Policia deklaroi se ka arrestuar një të dyshuar. Autoritetet kanë evakuuar një shkollë të vajzave. Nuk ka raportime për viktima në shkollë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button