Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik promovon gjeneratën e dytë

Sot, më 1 qershor, Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (UNB) organizoi ceremoni për promovimin e gjeneratës së dytë të studentëve të diplomuar nga ky universitet. Në këtë Universitet diplomuan gjithsej 40 studentë nga 4 fakultete dhe 5 programe të ndryshme studimore. 
Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të korit diplomatik, universiteteve, institucioneve shtetërore, partive politike, sektorit civil dhe biznesit në vendin tonë, si dhe një delegacion nga Republika e Turqisë i përbërë nga parlamentarë dhe biznesmenë të dalluar. 

Rektori i UNB-së, Prof. Dr. Hüner ?encan mbajti një fjalim me çka uroi studentët e diplomuar dhe falënderoi stafin akademik për punën e palodhshme disavjeçare për të prodhuar kuadro profesionale dhe kualitative të cilat në të ardhmen do të jenë bartës të progresit të gjithanshëm të shoqërive ku ato jetojnë dhe veprojnë. 

Kryetari i Bordit Ekzekutiv, njëkohësisht deputet në Parlamentin e Turqisë, z. Hüseyin Bürge falënderoi të gjithë kontribuuesit që mbështesin përmes donacioneve Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik dhe i japin shtytje avancimit të veprimtarisë edukativo-arsimore të tij. 
Fjalim mbajti edhe ambasadori turk në Maqedoni, Sh.T. Gürol Sökmensüer, i cili theksoi se tanimë UNB ka marrë epitetin e një qendre arsimore, kulturore dhe sociale dhe studentët e diplomuar janë pasqyra më e mirë e arritjeve të deritanishme të këtij universiteti. 

Në fund të këtij evenimenti u hap ekspozita e parë e dizajnit grafik e përgatitur nga studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura pranë UNB-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button