Tetova do të trajnojë qentë endacakë

Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Komunës së Tetovës, u miratua Propozim-vendimi për të bashkëfinancuar projekt me anë të së cilit do të kontrollohen qentë endacak të cilët kohëve të fundit kanë okupuar këtë qytet. Pas miratimit të këtij vendimi do të hapet tender publik për ndërtimin e kafazeve për kapjen dhe trajtimin e qenve endacakë.

Në mbledhje, këshilltarët kanë miratuar Propozim-raportin për realizimin e buxhetit të komunës për kuartalin e parë të këtij viti. Sipas udhëheqësit të Sektorit për financa dhe buxhet, Adnan Neziri, kalimi i kësaj pike në këshill rregullohet në bazë të ligjit për financa , ndërsa komuna ka obligim ligjor ta parashtroj para këshillit komunal.

Gjatë kësaj mbledhje është miratuar edhe propozim vendimi për dhënien e pëlqimit për themelimin e Këshillit lokal ekonomik-social dhe emërimin e përfaqësuesve të komunës në këtë këshill. Ky këshill themelohet bashkë me misionin amerikan USAID, ndërsa do të shërbejë si instrument ndërlidhës mes komunës dhe institucioneve ekonomike-sociale të nivelit lokal si një trup këshillëdhënës. 

Këshilli gjithashtu ka marrë vendim për ndërprerjen e funksionimit të NP “Geoinzhenering” dhe transformimin e punëtorëve të saj në administratën komunale. Këshilltarët votuan edhe Propozim-programin për efikasitet energjetik në komunën e Tetovës.

Gjithashtu, këshilli ka miratuar edhe disa plane detale urbanistike në pjesë të ndryshme të qytetit. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button