Dr.Ferid Murati do të zbulojë dhe ilaçin kundër kancerit?

Dr.Ferid Murati do të zbulojë dhe ilaçin kundër kancerit?

Dr.Ferid Murati i cili në vitin 1998 është dekoruar me çmimin Nobel për zbulimin e Viagra-s në bashkëpunim me dy shkencëtarë amerikan, ka deklaruar se në hulumtimet e tij të fundit po merret me avancimin e luftës kundër kancerit.

“Në laboratorin tim në Shangai po hulumtojmë ilaçin që avancon luftën kundër kancerit dhe shpresojmë se pas 5 apo 10 vite do të arrijmë t’i bëjmë të lumtur miliona njerëz”, premtoi nobelisti me origjinë shqiptare nga Gradeci i Gostivarit, të enjten me rastin e prezantimit të librit të tij “Dr.Ferid Murati, krenaria ynë” nga autori Halil Zendeli në Librarinë e Çarshisë në Shkup.
Ai në një bashkëbisedim me adhuruesit e librit dhe shkencës theksoi se laboratorët kërkimore që udhëheq ai, kanë arritur rezultate shumë të mira në gjetjen e barnave për shërim të bakterit që shkakton diarrenë, dhe vazhdon ende gjatë përsosjes së kësaj formule, transmeton Zëri. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button