Strugë, ka shpresë për optimizëm

Edhe sivjet në Strugë nuk mungon optimizmi që sezoni turistik që është në prag do të jetë shumë më i mirë se ai i vjetshmi, sepse arsyetohet me faktin që në këtë drejtim janë përmirësuar një sërë parametrash të cilat do të sjellin më shumë pushues. 

Pronarët dhe menaxherët e lokaleve në bregun e liqenit si dhe koncesionerët e plazheve të Strugës, me ritme të shpejta janë angazhuar dhe po punojnë duke I dhënë dorën e fundit, dhe rregulluar gjithçka në çdo pikëpamje si nga ana estetike ashtu dhe në rregullimin e enterierit të lokaleve të tyre,në funksion të pritjes sa më të mirë të sezonës turistike.

Ata potencojnë se sivjet do të jenë më të pregaditur se vitin e kaluar, edhe për arsyen se kishin më shumë kohë për rregullimin e plazheve dhe lokaleve. Ndërkohë, paralajmërojnë se gjatë sezonës do të mundohen edhe në pasurimin të jetës së natës për zbavitjen dhe relaksimin e pushuesve dhe turistëve, edhe me organizimin e një usërë koncertesh dhe aktivitetesh kulturore në plazhet e tyre.

Por sa real është ky optimizëm, kur dihet që prej vitesh mungojnë statistika të besueshme të bujtjeve në hotelet e Strugës dhe në sektorin e dhomave me qira ,pra nuk mund të folet për ssezon të ssuksesshëm përderisa nuk disponohet me të dhëna të sakta, për numrin e vizitorëve dhe pushuesve që zgjedhin t’i kalojnë pushimet në Strugë.

Ilirian Ajazi, menaxher i hotelit ”Rojal’,’potencon se për suksesin e sezonës turistike janë një sërë faktorësh që mund të ndikojnë pozitivisht në këtë drejtim,duke filluar nga marketingu, përmirësimi I një sërë parakushtesh të tjera që varen nga pushteti qendror, dhe ai lokal, si rregullimet në infrastrukturë,pastërtia në plazhe dhe qytet, siguria. 

Gjithashtu, sipas Ajazit, nuk duhet tu lihet e gjithë përgjegjësia vetëm të punësuarve në sektorin hotelerik, por të merren edhe politika të vendosura në drejtim që i gjithë qyteti të përfitoj prej turizmit ,dhe jo disa biznese të caktuara në afërsi të bregut të liqenit.

’’Ne si Strugë, do të duhet të bëjmë përpjekje në shumë drejtime për thithjen e pushuesve dhe turistëve ,sepse realisht kushtet dhe mundësit po maksimizohen nga viti në vit’’ përfundon Ajazi. 

Ndërkohë, hotelierët e Strugës , para disa kohëve publikisht kërkuan nga pushtetin vendor, që të ndajë më shumë mjete për promovimin dhe zhvillimin e turizmin.

Ndërsa, Lëvizja Qytetare ”Zëri” konsideron se turizmi ne Strugë, për çdo vjet shkon në regres sepse në këtë drejtim nuk është hartuar një strategji e qartë ,por gjithçka i është lënë improvizimit dhe rastësisë.

Edhe pse Struga ka bukurine saj të veçantë natyrore që e bën unike nga gjithë qytetet tjera , përsëri Struga nuk e ka kapacitetin e duhur për t’i plotësuar ato standarde qe i kërkon një turizëm modern konsideron ”Zëri”.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button