Merkel dhe Macron zotohen se do ta bëjnë BE-në faktor global

Liderët e Gjermanisë dhe Francës, u zotuan se do të marrin hapa të rëndësishëm me të cilët do të bëjnë Bashkimin Evropian (BE) një faktor global, raporton Anadolu Agency (AA).

“Tashmë çështja nuk duhet parë nga prizmi se SHBA-të do të na mbrojnë, sepse Evropa do të duhet të marrë punët në duart e saj. Kjo është sfida e së ardhmes”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel, në ceremoninë e ndarjes së çmimit ndërkombëtar Charlemagne në Aachen të Gjermanisë.

Ajo tha se bota ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore pas Luftës së Ftohtë dhe se BE-ja tashmë po përballet me konflikte nga më të ndryshmet në fqinjësi të saj.

Kancelarja gjermane kërkoi një rol më të fortë diplomatik të BE-së për zgjidhje paqësore të konflikteve në Ukrainë dhe Siri, përfshirë tensionet me Iranin.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, fitues i çmimit Charlemagne për vizionin e tij për një Evropë të re, ripërsëriti thirrjet për ndryshime të mëdha ekonomike dhe politike brenda BE-së, për ta bërë Unionin një faktor më të madh.

“28 shtetet anëtare jo çdoherë mund të pajtohen mbi të gjitha çështjet. E kemi patjetër të veprojmë, sepse kështu në fakt ne kemi përparuar”, tha Macron.

“Rregullat janë të qartë, dyert janë të hapura. Ata që dëshirojnë, mund të na bashkohen”, shtoi më tej ai.

Propozimi i Macronit për një integrim të gjerë është kritikuar nga shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore, siç janë Polonia, Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia.

Presidenti francez ka bërë thirrje për reforma radikale në eurozonë, që nënkupton një buxhet të përbashkët, dhe kjo hasi në reagime negative në Suedi, Danimarkë dhe Holandë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button