Kriteri për aplikim në Policinë e Kosovës: Të mos posedosh tatuazhe në vende të dukshme
Por edhe sot shumë qytetarë të Kosovës zgjodhën që t’i drejtohen stacioneve të policisë për aplikim.
Indeksonline ka siguruar një fotografi nga stacioni Qendra në Prishtinë ku vërehet numri i madh i të rinjve që kanë zgjedhur të kandidojnë në këtë konkurs.
Ndryshe aplikimi është hapur më 16 prill dhe parashihet të zgjasë vetëm edhe sot. Indeksonline në disa raste pati tentuar të kuptojë numrin e aplikuesve deri më tani por kjo gjë nuk u bë e ditur.
Ndër kushtet minimale për të aplikuar në Policinë Kosovës ishin:
- Të jesh shtetas i Kosovës
- Të jesh i moshës 18-30 vjeçar
- Të kesh të përfunduar shkollimin e mesëm
- Të jesh në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale
- Të mos jesh i dënuar për ndonjë vepër penal
- Të mos posedosh tatuazhe në vende të dukshme (fytyrë, qafë, duar)
- Të kesh integritet personal dhe vlera të larta etike.