Madonna kritikohet për promovim dhune
Perfomanca e fundit e Madonnës gjatë provave të turneut MDNA ka ngjallur reagime të shumta. Kjo për shkak të fotografimit të këngëtares me revole në dorë. Koncerti i parë i këngëtares u zhvillua dje në Tel Aviv, Izrael.
Madonna është fotografuar nga fansat teksa po zhvillonte provat dhe i ka drejtuar atyre një revole ndërkohë që balerinët mbajnë mitralozë dhe pushkë. Edhe më parë këngëtarja është kritikuar për promovimin e dhunës gjatë koncerteve të saj./Portalb