Pika doganore me Kosovën do të zhvendoset në Glloboçicë

Në vazhdën e zhvillimeve pas ndalimit të qarkullimit rrugor në rrugën nacionale N 2, Kaçanik-Hani i Elezit, në koordinim të plotë edhe me Ministrinë e Financave, është marrë vendim që pika doganore të zhvendoset në pikën kufitare të Glloboçicës, transmeton Alsat M.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka njoftuar se është konsultuar edhe me ministrin për Transport dhe Lidhje të Maqedonisë, Goran Sugareski, me të cilin kanë rënë dakord që të mbetet e hapur mundësia e një takimi për koordinim sa më të mirë të menaxhimit të kësaj situate të përkohshme.

“Në vazhdën e zhvillimeve pas ndalimit të qarkullimit rrugor në N 2, segmenti Kaçanik – Hani i Elezit, në koordinim të plotë me ministritë e linjës, Ministria e Financave e Kosovës ka marrë vendim që të zhvendosen përkohësisht dogana në pikën kufitare “Glloboçicë”, kjo për faktin që të mos krijohen kolona dhe pritje të gjata për transportuesit e mallrave dhe qytetarëve”, shkruan Lekaj.

“Për çdo zhvillim do të jemi bashkë në krye të detyrës më gjitha kapacitetet tona ministrore që të tejkalohet kjo situatë, aspak e dëshirueshme, por më se e nevojshme për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion”, shkruan ndër tjerash ministri Lekaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button