Mitrovica mbushet me fotografi të Vladimir Putin

Veriu i Mitrovicës është mbushur me flamuj të Rusisë dhe fotografi të presidentit rus, Vladimir Putin.

Burime të KosovaPress  bëjnë të ditur se fotografitë dhe famujt janë vendosur nga njerëzit e Millan Radojiçiq, emri i të cilit është i lidhur me shumë ngjarje në veri, duke përfshirë edhe vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Mësohet se përmes këtyre fotografive dhe flamujve rusë, pikërisht në Ditën e Evropës, qytetarët serbë të veriut dërgojnë mesazh për raporte vëllazërore me Rusinë. Disa qytetarë serbë të veriut, të cilët kanë preferuar të mbeten anonimë, kanë thënë për KosovaPress se veç tjerash, vendosja e fotografive të presidentit rus dhe flamujve të Rusisë, ndërlidhet me vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ndodhet aktualisht për vizitë në Rusi, transmeton Oranews.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button