Talibanët marrin kontrollin e një qarku në veri të Afganistanit

Militantët talibanë morën kontrollin e një qarku në provincën veriore Baglan të Afganistanit, pas dy ditësh luftime, transmeton REL. 

Zyrtarët policorë thanë se forcat qeveritare e braktisën qarkun Tala Va Vafrak, pasi mbetën pa furnizime.

“Talibanët kanë sulmuar qarkun për disa ditë dhe ne jemi detyruar të tërhiqemi”, tha zëdhënësi i policisë provinciale, Zabihullah Shuja.

Më 5 maj, forcat qeveritare rimorën qarkun Kohistan, i cili për kohë të shkurtër ra nën kontrollin e talibanëve.

Kohistan ndodhet në provincën Badakhshan, ku talibanët kontrollojnë dy nga 28 qarqet e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button