Sot janë takuar Zaev dhe Ivanov
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe presidenti Gjorge Ivanov sot janë takuar në vilën Vodno. Ata kanë biseduar për kandidatin për guvernator të Bankës Popullore të Maqedonisë BPRM. Detaje nga bisedimet e takimit nuk ka. Nga Qeveria nuk duan të publikojnë informata shtesë, pasi që ashtu siç thonë, takimin e ka organizuar Kabineti i shefit të shtetit, të cilët për momentin nuk janë të kapshëm për mediat, njofton Portalb.mk.
Ndryshe, presidenti Ivanov për guvernator të BPRM-së përsëri e ka propozuar guvernatorin aktual, Dimitar Bogtov, pasi që ashtu siç kanë deklaruar nga kabineti i tij, paraprakisht janë konsultuar me institucionet kompetente. Por, shumica udhëheqëse LSDM – BDI nuk e kanë pranuar këtë propozim.
Mandati i Bogovit mbaron më 20 maj.