CONSIGLIERE

Po e shikoja një fotografi në media,ku kryeministri i vendit e kishte zënë kokën me dorë dhe dukej shumë i brengosur.Thash,se mos e ka nga telashet e veriut.Më dualën parasyshë skenat me helikopter e policë special të EU-LEX-it të cilët në stilin e filmave të Hollywood-it  i kishin rrethuar dy zonja në shtëpin e Zvonko Veselinoviçit. Kjo, ndoshta do të e legjitimonte fytyrën e tijë të ngrysur.Por jo.Ai,me gjasë,pak ka kohë të meret me veriun.

Në radhë të parë nuk ka kompetenca, e pastaj edhe po të kishte, nuk ka fuqi me ndërmarrë diçka.Kështu, me urti heshtë dhe e le të zotin e shpisë me performue.Përposë,kur ja futë kot me ndonjë aksion “historik” i cili përfundon për faqe të zezë. Nejse, krejt kjo pastaj ndreqet e hijeshohet nga këshilltarët formal e joformal nga familja e madhe e mediave, për të u shëndërruar pastaj në një fitore po aq të madhe sa beteja inekzistente e Kosovës. Epo,çdo mbret i kishte të marrët e oborrit të cilët e argëtonin dhe e bënin horë para të tjerëve. Ishin të vetmit të cilët guxonin me e lavdue mbretin aq shumë publikisht,përtej asajë që e kapë mendja e shëndoshë.Me nderë para jush,dikurë,edhe një pordhë të mbretit e shpallshin furtunë dhe angazhim të tijë strategjik. Por….siç e ka zakon të mar këthesen kryeministri,kur bëhet gati të mohoj vetveten brenda të njejtës fjali,ndoshta,vërtetë nuk e kishte nga gajlet e veriut. Arsyet e brengosjes mund të kenë qenë krejt të tjera.

Ndoshta nga gjendja në parti?Konkurenca po i rritet.Kryetarët e komunave po dënohen njëri pas tjetrit.Anëtarët e kryesisë të shumtën e rasteve e njohin personalisht ndonjë prokurorë apo gjykatës të huaj apo vendorë,nga seancat dëgjimore.Edhe mbështetja në parti,duket se po i bie.Degët ku ai rrinte ulur,janë trashur tash aq shumë sa janë bërë lisa më vete.Ai ka ardhë duke u tkurrur. Akuzat më serioze tashmë nuk i vijnë nga jashtë,por nga shtëpia e vet.Plafi i modestisë është shtjerrur!  

 Kur jemi te akuzat,tashmë  edhe Dick Marti ka humbur në zhurmën e përgjithshme.Rallëkush po e përmend,aq sa “i shkreti”ka gjasë të jetë kompleksuar me mungesën e publicitetit.
Po menditoja kështu për arsyet e brengosjes dhe po lexoja titujt e gazetave.”Antikorrupsioni heton pasurinë e zurtarve të lartë”!!! Kjo të jetë? Jo,more,çfarti!Antikorrupsioni deri sot ska arritë me e kapë asnjë peshk të madh.Ata janë peshkatarë të imtë.Ndoshta sepse luftën antikorrupsion e udhëheqë vet qeveria?

Titulli tjetër,po ashtu m’u duk i shpifur.Po të mos ishte në pyetje një analizë e UNDP,ndoshta e kisha marë edhe më seriozisht.Byrokracia e korruptuar e UN.”UNDP: Hashim thaçin nuk e dojnë”-po thoshte titulli. E kujt i plasë se nuk e duan!E duan,e duan.Kur e don Dell-i, duhet me e dashtë të gjithë!

Megjithatë, duket se vërtetë ka humbur ai pak besim në kryeministrin të cilin ai e kishte fituar me aq mund e aq angazhim të shtëpive të mëdha të publicitetit ndërkombëtarë.Dhe këshilltarëve ndërkombëtarë.Kur e ke një “zëdhënës” si Dell-in është e vështirë të mos fitosh në zgjedhje.Ai del vet në vendvotime.Bëhet ylli i zgjedhjeve. Kompromiton kundërshtarët e tu, duke i lavdue.E kështu me radhë.

Do të thoni se popullaritetin e ka fitue me luftën çlirimtare? Po të ishte kështu,mbase do të fitonte zgjedhjet e para? Apo të dytat?O atëherë,o hiq! Në fakt,ai fitoi vetëm atëherë kur e kuptoi lojën.

Shikojeni Nikoliqin. Ish-varrmihësi,si e quajnë me përkdhelje në Serbi, e kuptoi ku është fuqia. Fuqia e cila ia pat dërguar ish-shefin në Hagë. Kur e kuptoi këtë, ai këtheu rrugë në rreth rrotullimin e parë. Montgomeri, një ish ambasador amerikan në Beograd,për një pagë prej 7.5 mijë euro në muaj kishte pranuar të bëhej këshilltarë i tijë strategjik.Me këshillat e tijë,z.Nikoliq u bë njeriu i parë i politikës serbe.Dhe…ende pa e marë formalisht pushtetin shkoi në Rusi!Flitet nën zë se edhe z.Dell-i kur të e përfundojë misionin e tijë në korrik,në vapën më të madhe,do të ndalet si këshilltarë për një rrogë paka a shumë të tillë?!

Pse e ka zënë kokën me dorë,kryeministri i vendit?Nuk e di.Duhet të ketë aq shumë arsye!
Apo,ndoshta po mendon si me zbritë pasi kanë filluar t’i merren mendët nga lartësia?!Një karierë brilante prej qunit që luante “pitpidak” deri te burrështetasi që pret  e përcjell krerët botërorë në Prishtinë,dhe së fundi te kryeministri i një vendi të vogël që pret  me ditë para zyrës ovale. Si me zbritë…but?!Pa u rrëzue!

Në rrethana ballkanike,ku politikën e bëjnë diplomatët arrogantë dhe mafiozët lokal ,në një vend i cili s’ka identitet të qartë,asgjë nuk është e sigurtë!Në Ballkan sundon ai që ka këshillëtarët më të “fortë”.

Consigliere!Kështu quhen italisht këshilltarët.

A po shkon,a po vjen sërish… z.Thaçi ? A do të ketë Thaqi 3? Apo… u kry bac?
Nejse,kryeministri festonte në Ferizaj,por nuk dukej shend e verë!Fitoi me 57%!Me 57% të diçka më shumë se 20%-ndshit! Ferizaji,qyteti europian ku digjen libra publikisht dhe ku ende festohet ditlindja e Enverit!S’ka rëndësi!

Me rëndësi është të mësohemi që sundimtarët me i zbritë prej fronit butë,pa tronditje të mëdha… pa drama!Pa giljotina!Me u ndihmue…me zbritë!/Portalb

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button