Muhabete në Bruksel

Prishtina dhe Brukseli fillojnë të mërkurën “dialogun e strukturuar” për sundimin e ligjit. Për këtë qëllim, në Bruksel kanë udhëtuar Hajredin Kuçi, Bajram Rexhepi dhe Vlora Çitaku.

Zyrtarë të Komisionit Evropian thonë se ky dialog do të ketë në fokus luftën antikorrupsion dhe krimin e organizuar. Por analistët nuk presin shumë as nga ky zhvillim duke theksuar se kundër korrupsionit ka vetëm fjalë, shkruan “Express”.

Këtë dialog BE-ja e kishte paralajmëruar në raportin e progresit për Kosovën, vitin e kaluar. Në një njoftim të Komisionit Evropian, të mërkurën, thuhet se “dialogu është i dizajnuar për t’i ndihmuar Kosovës që të adresojë sfidat në fushën e sundimit të ligjit, që është brenga kryesore për Ballkanin Perëndimor si tërësi”.

“Në këtë fazë, Komisioni me Kosovën do të fokusohet në gjyqësor, në luftën kundër korrupsionit dhe në luftën kundër krimit të organizuar”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, përveç zyrtarëve kosovarë, në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe komisioneri Stefan Fule , Komisionerja për Çështje të Brendshme të BE’së Cecilia Malmstrom. /Telegrafi

 

Lajme të ngjashme

Back to top button