Talibanët marrin nën kontroll një qark strategjik në Afganistan

Talibanët kanë marrë nën kontroll një tjetër qark në provincën veriore Badakhshan, kanë njoftuar zyrtarët afganë, transmeton REL. 

Talibanët kanë kryer një sulm më 3 maj në qarkun Kohistanat, që gjendet në rrugën që çon për në kryeqytetin provincial, Fayz Abad.

Abdullah Naji Nazari, anëtar i këshillit provincial, ka thënë sot se gjatë këtij sulmi nuk është raportuar për viktima. Ai ka shtuar se ky është qarku i tretë që talibanët kanë marrë nën kontroll në këtë provincë.

Zëdhënësi i ushtrisë në qarkun e afërt Balkh, Mohammad Anif Rezaye, ka thënë se përforcimet kanë arritur në Fayz Abadi dhe janë duke pritur urdhërat për të nisur sulmin ndaj talibanëve, për të rimarrë kontrollin e këtij qarku.

Muajin e kaluar, talibanët kanë njoftuar për nisjen e ofensivës së tyre pranverore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button