Sulme ajrore në Idlib, 6 të vrarë dhe 12 të plagosur

Në Siri, 6 civilë kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë u plagosën nga sulmet ajrore mbi vendbanimet brenda kufijve të zonës për pakësimin e tensioneve në Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Mbrojtjes Civile të Idlibit, Mustafa Haxh Jusuf, në një deklaratë për AA tha se vendbanimet civile në jug të Idlibit në orët e fundit kanë qenë objektiv i sulmeve.

Në sulmet ajrore në fshatrat El Nukajer dhe Orejnibe lidhur në rajonin Han Shejhun në jug të Idlibit kanë humbur jetën 6 civilë dhe 12 të tjerë janë plagosur, ku shumica e të cilëve janë fëmijë.

Ndërsa edhe observatori i opozitarëve për vëzhgimin e avionëve në një deklaratë nga llogaria e mediave sociale ka bërë të ditur se “Avioni luftarak rus i ngritur nga baza ajrore Himejmim në Latakia ka kryer sulme ajrore në fshatrat El Nukajer dhe Orejnibe”.

Në anën tjetër bëhet e ditur se regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij kanë kryer sulme ajrore në vendbanimet civile në pjesën periferike veriore të qytetit Hama, në fshatrat El Zekat, Al Sahir dhe Kastum si dhe në rajonet Kifren dhe Latamne.

Sipas të dhënave që ka dhënë drejtoria e mbrojtjes civile në Idlib, në sulmet ajrore të ndërmarra që nga fillimi i këtij viti e deri tani kanë humbur jetën gjithsej 652 civilë nga të cilët 149 fëmijë dhe 121 gra, si dhe janë plagosur 4.291 persona të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button