Rohani kritikon vendimin për ndalimin e aplikacionit Telegram

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka kritikuar ndalimin e aplikacionit Telegram në vend, duke thënë se administrata nuk e mbështetë këtë vendim, transmeton REL. 

“Qeveria dëshiron një internet të sigurt, por jo të kontrolluar”, ka shkruar Rohani në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka thënë se ndalimi as nuk është urdhëruar, por as nuk është mbështetur nga Qeveria.

“Ne duam që informacioni të jetë i lirë dhe gjithashtu që qytetarët tanë të kenë të drejtë për të zgjedhur”, ka thënë ai, duke shtuar se bllokimi i qasjes së këtij aplikacioni të mesazheve “është e kundërta e demokracisë”.

Gjykata për Media dhe Kulturë e Iranit, më 30 prill ka urdhëruar mbylljen e Telegramit, duke argumentuar se ky aplikacion rrezikon sigurinë e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button