Koxias: Shqipëria dhe Maqedonia të anëtarësohen në BE

Ndryshimet që kanë ndodhur në botë na çojnë në përfundimin se duhet të intensifikojmë dhe thellojmë bashkëpunimin tonë në rajonin e Europës Juglindore, deklaroi sot ministri i Jashtëm grek, Nikos Koxias, në fjalimin e hapjes së Takimit III Ministerial të shefave të diplomacive të Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, që po zhvillohet në Selanik, transmeton Alsat M.

Duke iu referuar katër vendeve që marrin pjesë në takim, Koxias theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit për dy qëllime, që Shqipëria dhe Maqedonia të anëtarësoheshin në BE dhe që të përgatiteshin për bashkëpunimin e tyre brenda unionit.

Ai shprehu kënaqësinë që kjo iniciativë, që kishte filluar dy vite e gjysmë më parë në Greqi, ishte shndërruar në një institucion dhe që ishte zgjeruar me pjesëmarrjen edhe të ministrave të tjerë, përveç atyre të katër vendeve.

http://portalb.mk/522862-takimi-ne-selanik-mundesi-e-re-per-perafrimin-e-qendrimeve-rreth-ceshtjes-se-emrit/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button