Shtyhet seanca për rastin “TNT” sepse një e akuzuar dhe bashkëshorti i saj janë sulmuar me 1 Maj

E akuzuara Marika Zafirovska në rastin “TNT” të Prokurorisë Speciale Publike për shkatërrimin e kompleksit “Kosmos” nuk u paraqit në seancën e sotme dhe për shkak mungesës së saj është shtyrë seanca, transmeton Portalb.mk.

Avokati i saj, Donço Nakov tha se Zafirova është sulmuar me 1 Maj në një pushimore në Katllanovë dhe nuk mundi të vijë për shkak plagëve. Mungesën e saj e arsyetoi me pushimin mjekësor.

Sipas Nakov, Zafirovska dhe bashkëshorti i saj janë sulmuar nga një person i njohur nga ata. Pushimi mjekësor do të vazhdojë deri më 15 maj.

Në rastin “T.N.T.” të akuzuar janë shtatë persona, mes të cilëve edhe inspektorja ndërtimore e Gazi Babës dhe tre anëtarë të komisionit komunal për furnizime.

Sipas Prokurorisë, me procedurën e rrëzimit  është shkaktuar dëm prej 16 milion euro, ndërsa plotësisht në buxhetin e komunës së Gazi Babës edhe tre milion denarë. Canoski dhe firma FIMET paralajmëruan se do të parashtrojnë kërkesa për dëmin e shkaktuar. Të akuzuarit  e mbledhjes së kaluar u shprehën se nuk ndjehen fajtorë.

Gjykata e Apelit më 4 nëntor të vitit të kaluar vendosi që bisedat e përgjuara në rastin “T.N.T.” të mund të shfrytëzohen si dëshmi  në procedurën gjyqësore.

Rasti “TNT”, ja si u shemb kompleksi banesor “Kosmos” (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button