Kosovë, “Medalja e Skenderbeut” për babanë e Ilir Konushevcit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka nderuar me “Medaljen e Skenderbeut” Halit Konushevcin, babanë e dëshmorit të kombit Ilir Konushevci.

Në 20 vjetorin e rënies të të birit, Haliti është pritur nga kryeministri i vendit, me gjithë nderimet shtetërore.

Ilir Konushevci qe vrarë bashkë me mjekun Hazir Mala pranë fshatit të vogël Miliskajë, në aksin rrugor Qafë Mali-Bajram Curr.

“Bacën Halit, e nderova me “Medaljen e Skenderbeut” në kujtim të djalit të tij, të djalit të Kosovës Ilir Konushevci në 20 vjetorin e rënies. Iliri është me ne sepse jetësoi lirinë tonë. Lavdi”, ka shkruar Haradinaj në fejsbuk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button