E konfirmon edhe Policia: Trupi i gjetur është i Malsor Gashit

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi, tha se trupi i njërit prej dy kolegëve të tij është gjetur rreth orës 15:45 gjatë operacionit të përbashkët të kërkimeve të njësive të Policisë, FSK-së e Zjarrfikësve.

Trupi i pajetë konfirmohet se është i Malsor Gashit sipas Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi, shkruan gazetametro.net.

Ekipet e mjekësisë ligjore janë tani në vendin ku para pak çastesh është gjetur trupi i pajetë, ku janë duke kryer të gjitha ekzaminimet e nevojitshme.

Në vendin e ngjarjes po qëndron edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

Përveç automjeteve të Policisë, në vendin e ngjarjes janë edhe autoambulancat, me të cilat pritet të transportohet trupi i policit të vdekur.

Dy policë të Kosovës u zhdukën në ujërat e lumit Lepenc ku dyshohet se ranë me automjetin zyrtar nga rruga magjistrale Kaçanik – Hani i Elezit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button