Afro 100 të vdekur nga stuhia e pluhurit në Indi
Të paktën 95 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas stuhisë së pluhurit që ka goditur rajonet indiane, Uttar Pradesh and Rajasthan.
Stuhia e së mërkurës ka shkaktuar probleme me energji elektrike, ka shkulur drunjtë dhe ka shkatërruar shtëpitë.
Shumë nga të vdekurit kanë qenë duke fjetur kur shtëpitë e tyre janë shkatërruar, meqë janë prekur nga vetëtima, transmeton REL.
Stuhitë e pluhurit janë të zakonshme në këtë pjesë të Indisë, mirëpo humbja e jetëve të kësaj shkalle është e rrallë.
Gjashtëdhjetekatër persona kanë vdekur në Uttar Pradesh, 43 prej të cilëve në distriktin Agra, ku gjendet monumenti, Taxh Mahalla.
Zyrtarët kanë thënë se numri i viktimave mund të rritet.