Vëllai i Meghan i shkruan një letër Harry-t: Hiq dorë prej saj sa nuk është vonë

Ndërkohë që të gjithë janë të entuziazmuar për dasmën mbretërore, vëllai i Meghan Markle duket i shqetësuar dhe kundër kësaj dasme. Disa kohë më parë, ai është shprehur në një intervistë se Meghan po shtiret dhe po luan rolin më të bukur të jetës së saj, transmeton Revista Class.

Ai nuk është ndalur me kaq, por i ka shkruar një letër princ Harry-t. Në letrën e publikuar nga revista In Touch, 51-vjeçari Thomas Markle Jr i ka shkruar Harry-t: “Sa më shumë afrohet dasma bëhet edhe më e qartë që ky është gabimi më i madh në historinë e mbretërisë. Është më se e dukshme që fama e ka ndryshuar komplet atë dhe e ka kthyer në një grua të cekët dhe mendjemadhe, e cila do të tallet me ty dhe trashëgiminë e familjes mbretërore”.

Thomas ka shtuar se fakti që Meghan nuk ka ftuar familjen e saj në dasmë, por njerëz të panjohur tregon shumë për të. Ai i drejtohet Harry-t duke i thënë se duhet të heq dorë prej saj sa nuk është vonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button