Kuorumi dhe “problemi me rrymën” e ndaluan punën e Kuvendit

“Për shkak të problemeve të caktuara me rrymën në disa pjesë të Shkupit, ndërkaq edhe ne kemi problem, me punën e seancës do të vazhdojmë nesër”,  tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pas pauzës për ushqim, duke e ndaluar seancën e 45-të plenare, njofton Portalb.mk.

Përndryshe, në sallë kishte drita normal, ndërkaq ka punuar edhe sistemi i zërimit.

Në sallën e Kuvendit nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të deputetëve për kuorum, ndërkaq Xhaferi fillimisht ka pritur disa minuta me shpresë se do të vijnë edhe tjerë deputetë.

Përveç pjesës në të cilën ulen deputetët opozitar të VMRO-DPMNE-së, ku ka pasur dhjetëra deputetë, përpara fillimit të vazhdimit të dytë të seancës së sotme, shumë kolltuqe kanë qenë të zbrazura edhe në pjesën ku qëndron koalicioni i shumicës parlamentare.

Në vazhdimin e parë të Kuvendit, është punuar shpejtë dhe thuajse pa diskutim, janë miratuar më shumë se 20 ligje. Është miratuar ligji për arsim të lartë dhe ndryshimet dhe plotësimet për ligjin për gjykatat, për Këshillin Gjyqësor, për armët dhe për sigurinë në komunikacion, por edhe për Bankën Popullore, për informatat e klasifikuara, për gjueti, por edhe disa ligje tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button