Njeriu i tretë i Vatikanit akuzohet për abuzime seksuale

Shefi i financave të Vatikanit, Kardinali George Pell, do të gjykohet nën akuzat për abuzime seksuale, ka vendosur Gjykata në Australi.

Gjykatësi në Australi erdhi në përfundim se ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme për të ngritur padi kundër Pellit, duke u bazuar në disa akuza, ndërsa Pell, si kleriku më i lartë i krishterë në Australi dhe si një prej zyrtarëve më të lartë të Vatikanit, ka mohuar këto akuza.

Kardinali Pell, 76 vjeçar, vitin e kaluar kërkoi që të lirohet nga obligimet e tij në Vatikan, për t’u përballur me akuzat në Australi, shkruan Rtv21.tv

Pjesa më e madhe e dëshmive, të cilat i posedon gjykata, mbesin të mbyllura për opinion, por avokati i Pellit, Robert Richter, pas seancës dëgjimore tha se pjesa më e madhe e akuzave të rrejshme kundër klientit të tij janë hedhur poshtë.

Në qershor të vitit të kaluar, policia në shtetin australian, Virginia, akuzoi Pellin për abuzime seksuale, duke u bazuar në dëshmitë e viktimave.

Më shumë se 30 persona kanë dhënë dëshmi gjatë seancave paraprake dëgjimore, të cilat kanë filluar në mars dhe të cilat kanë qenë kryesisht të mbyllura për opinion.

Në një nga seancat publike, njëri prej dëshmitarëve theksoi se ai është abuzuar seksualisht në Katedralen e Melbournit në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, në kohën kur Pell ishte Peshkop i Melbournit.

Pell që nga fillimi ka mohuar akuzat, ndërsa vitin e kaluar deklaroi se është i pafajshëm dhe i cilësoi si të tmerrshme dhe frikësuese akuzat kundër tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button