(VIDEO + FOTO) Cërvenkovski: Ja dokumenti sekret, Gruevski refuzoi propozimin Republic of Macedonia

Lideri i partisë opozitare LSDM, Branko Cërvenkovski, në emisionin “X-O” në televizionin “Kanal 5”, mbrëmë zbardhi dokument sipas të cilit ndërmjetësuesi Mathew Nimetz në vitin 2005 ka propozuar një zgjidhje të emrit i cili parasheh që për tre vjet vendi të quhet Republika e Maqedonisë me transkriptë latine, kurse pas tre viteve ta kthejë emrin Republika e Maqedonisë, gjegjësisht “Republic of Macedonia”. 

Dokumenti i cili mban vulën “sekret shtetëror”, propozon dhe parasheh që gjuha e maqedonasve do të jetë “macedonian language” (maqedonisht). 

“Gruevski ose po gënjen ose ka harruar për këtë propozim”, shprehet  Cërvenkovski në këtë emision. Propozimi kishte qenë i refuzuar dhe i anashkaluar në atë kohë nga partia opozitare VMRO DPMNE në krye me Nikolla Gruevskin. 
Cërvenkovski kishte theksuar se në vitin 2008, Nikolla Gruevski bashkë me të e kishte pranuar propozimin Republika e Maqedonisë (Shkupi), por ishte hedhur poshtë nga Greqia.

Partia aktuale në pushtet, VMRO DPMNE nga ana tjetër, e kishte akuzuar Cërvenkovskin se ai kishte pranuar emër ku do të ndryshohej identiteti nacional maqedonas./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button