Sulm ndaj autokolonës së NATO-s në Afganistan

Në një sulm vetëvrasës ndaj një autokolone të NATO-s në rajonin Kandahar në jug të Afganistanit, 11 civilë u vranë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi për shtyp i drejtorisë së policisë së Kandaharit, Kasim Afgan, ka deklaruar se kamikazi me një autobombë ka patur në objektiv ushtarët rumunë që patrullonin në rajonin Daman, nën detyrën e misionit të NATO-s.

Afgan tha se gjatë sulmit kanë humbur jetën 11 civilë dhe 16 persona të tjerë janë plagosur. Në mesin e personave të plagosur bëhet e ditur se janë 5 ushtarë rumunë.

Ndërkohë njoftohet se sulmi ende nuk është marrë përsipër nga askush.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button