Zelandë e Re, shpëtojnë 13 minatorë

Një grup punëtorësh të bllokuar nën tokë, në një minierë ari në Zelandën e Re, janë shpëtuar nga ekipet speciale, shtatë orë pasi motori i një mjeti kishte marrë flakë. 

Të 28 minatorët ishin në gjendje të mirë shëndetësore, deklaroi një zëdhënës. Miniera ndodhet në Trio, në Ishullin Verior. Minatorët ndodheshin 150 metra nën tokë kur zjarri ra në orët e para të mëngjesit. 

Një person është kontrolluar nga mjekët për intoksikim të mundshëm, ndërsa pjesa tjetër e minatorëve ishin mirë dhe u drejtuan në shtëpi për të pushuar. 

Ata kishin 8 orë që punonin, pjesë e një turni prej 10 orësh, kur zjarri ra papritur. Pas pesë orësh 13 nga personat e bllokuar, të cilët u strehuan në dhomat e sigurisë, dolën jashtë nga miniera. 

Ndërkohë që pjesa tjetër u shpëtua vetëm pak momente para menatës në Zelandën e Re. Ende nuk është e qartë se çfarë shkaktoi zjarrin. 

“Miniera e Trios është e tipit shkëmbor dhe me ar dhe për rrjedhojë atje nuk ka rrezik për shpërthime”, saktësoi zëdhënësi, i cili shtoi se gjithësesi do të kryhet një hetim. 

Në nëntor të vitit 2010, një shpërthim në minierën Pajk River, në Ishullin Jugor, vrau 29 persona./portalb/ 

Lajme të ngjashme

Back to top button