Fëmijët aktivizojnë granatën, 3 të vrarë në Afganistan

Një grup fëmijësh aktivizoi të dielën një granatë të pashpërthyer në një zonë të banuar në krahinën Nangarhar të Afganistanit, ku si pasojë humbi jetën një grua dhe dy fëmijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i guvernatorit të krahinës Nangarhah, Attahullah Khogyani, deklaroi se si pasojë e shpërthimit, të plagosur kanë mbetur shtatë fëmijë.

Siç tha ai, bëhet fjalë për një granatë të hedhur mbrëmë nga rebelët, por që nuk kishte shpërthyer.

Afganistani është përplot me mina dhe mjete tjera shpërthyese të paaktivizuara, që kanë mbetur nga lufta disa dekadëshe, ku çdo vit humbin jetën qindra persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button