Zaev: Është e mundshme zgjidhja e çështjes së emrit para Samitit të Këshillit të BE-së

Patjetër duhet të kujdesemi dhe të jemi kreativë për gjetjen e zgjidhjes së çështjes së emrit. Shumë është e rëndësishme korniza kohore për marrjen e vendimeve, tha kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në intervistën javore të Radio Evropës së Lirë, transmeton Portalb.mk.

“Ndoshta zgjidhja përfundimtare do të lidhet me votën e Maqedonisë, si qytetarë, duke i dhënë sovranitetin tonë BE-së, në të cilën dëshirojmë të jemi anëtarë dhe pastaj të hapet Kushtetuta, ndoshta ekziston zgjidhja, sepse e dini se Greqia po kërkon edhe ndryshim të Kushtetutës, për shkak të ndryshimit të emrit kushtetues. Jam i bindur se kreativiteti do t’i gjejë këto zgjidhje”, theksoi kryeministri në intervistë.

Në pyetjen se a është ende optimist se problemi që e kemi me Greqinë rreth emrit do të zgjidhet deri në Samitin e BE-së në qershor, ai tha se është optimist dhe se optimizmin e mban akoma dhe beson se është ndihmë e madhe që të sheh me guxim.

“Serioz, ekziston që 27 vite dhe nuk është zgjidhur. Duke besuar se me të vërtetë është koha e zgjidhjes dhe fal Zotit nuk jam vetëm unë optimist, ka edhe të tjerë në shtat që janë optimist, para se gjithash njerëzit që më ndihmojnë, shumica e qytetarëve në vend”, shtoi Zaev.

Në intevistë ai theksoi se është e mundshme që të gjendet zgjidhje para Samitit të Këshillit të BE-së.

“Unë jam mjaft i bindur se është e mundur zgjidhje para Samitit të Këshillit të BE-së”, theksoi Zaev në intervistë për Radio Evropën e Lirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button