Gattuso: Milan ka prekur fundin. Nuk mund të sillesh si idiot dhe të luash…

Gennaro Gattuso ka kritikuar ashpër ekipin e tij në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Bologna-s e cila do të zhvillohet të dielën.

Kuqezinjtë kanë humbur 1-0 në San Siro, ndaj benevento-s që e ka siguruar rënien nga kategoria.

“Kemi prekur fundin, tani duhet të marrim përgjegjësitë dhe nuk është e drejtë t’i japësh ditë pushimi lojtarëve në këto situata,” shprehet trajneri.

“Edhe unë kisha dy ditë pushim dhe kisha planifikuar një udhëtim me familjen në Spanjë, por i grisa biletat dhe qëndrova për të punuar me djemtë e mi. Disa ishin dakord, disa jo, por nuk më intereson.

“Mos dukem gjë sikur i përkëdhel lojtarët? Nesër do ta shihni vendosmërinë e tyre.

“Nuk jam i zhgënjyer me formën aktuale, por jam i inatosur pasi mendoj se mund të bëjmë shumë më mirë. Na kanë mbetur edhe 40 ditë dhe të vija këtu duke buzëqeshur do të ishte një mungesë respekti ndaj të gjithëve. Nuk mund të vij këtu dhe të them se jemi të përsosur dhe të filloj të bëj batuta.

“Mund të qëndroja këtu dhe të flisja për alibi, por nuk jam nga ata. Ndaj Benevento-s pashë një ekip pa shpirt. Kur kemi luajtur me përulësi kemi bërë mirë por kur fillojmë të mendojmë se jemi yje, atëherë turpërohemi.

“Gjëja që më inatos më shumë është se nuk i shoh këto gjëra në stërvitje, ato shfaqen vetëm në ndeshje. Gjithmonë vuajmë ndaj ekipeve të vogla dhe t’i hiqja pushimet djemve ishte më e pakta që mund të bëja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button