Maqedoni, Thaçi e Gruevski kryesojnë grupin e deputetëve “të padukshëm”

Raporti “Deputeti im” për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2017 shpalos të dhënat mbi deputetët e heshtur në Kuvendin e Maqedonisë. Nga të dyja blloqet politike, shifrat dëshmojnë se ka deputetë të cilët neglizhojnë punën e të qenit të zgjedhurit e popullit, njofton Alsat-m. I pari ndër deputetët që më së paku duket në Kuvend është kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. Gjashtë muajt e kaluar, Thaçi është paraqitur vetëm njëherë në Kuvend, ka 77 mungesa, asnjë fjalim në seancë plenare dhe trupa punues, asnjë pyetje deputetësh dhe nuk ka votuar asnjë ligj.

Të dhëna të njëjta por me më pak mungesa ka edhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski. Mandatin e fundit si deputet Gruevski është paraqitur vetëm njëherë në gjashtëmujorin e 2017, ka 68 mungesa, asnjë fjalim në seancë plenare dhe trupa punues ku në njërin prej tyre është edhe anëtar, asnjë pyetje deputetësh dhe nuk ka votuar asnjë ligj.

Në grupin e Gruevskit dhe Thaçit futet edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Boris Zmejkovski. Zmejkovski gjatë periudhës korrik-dhjetor 2017 në Kuvend është paraqitur vetëm 2 herë, ka mbi 50 mungesa, asnjë fjalim në seanca plenare, asnjë pyetje deputetësh dhe asnjë për votë për ligje ose amendamente.

Nga deputetet e kësaj përbërje parlamentare, kolegëve më së shumti u kanë munguar Merale Uzeiri-Ferati e PDSH-së dhe Magdalena Manaskova e VMRO-DPMNE-së. Deputetja Ferati brenda 6 muajve është paraqitur 27 herë në Kuvend por që nuk ka mbajtur asnjë fjalim në seanca plenare, nuk ka votuar asnjë ligj dhe amendament si dhe nuk ka parashtruar asnjë pyetje deputetësh.

Ndërkohë, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Magdalena Manaskova u ka munguar kolegëve rreth 70 herë, nuk ka mbajtur asnjë fjalim në seanca plenare, nuk pa parashtruar asnjë pyetje deputetësh. Manaskova përkundër që është anëtare në dy komisione ka vetëm një pjesëmarrje ndërsa të dhënat dëshmojnë se ka parashtruar 14 amendamente. Ajo nuk ka arsyetuar 5 mungesa.

Përkundër deputetes Manaskova dhe deputetes Ferati, deputetja e LSDM-së, Frosina Remenska mban stafetën si deputetja më aktive. Nga deputetët, sipas të dhënave i pari rezulton të jetë Ilija Dimovski i VMRO-DPMNE-së, i përcejll nga Tomisllav Tuntev i LSDM-së, Fadil Zendeli i Lëvizjes Besa dhe Artan Grubi i BDI-së. Duke marr për bazë të dhënat e raportit, shtrohet pyetja: Sa deputetët që neglizhojnë punën e tyre në Kuvend, përfaqësojnë qytetarët në ligjvënës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button