Robertson: Pa konsensus Maqedonia nuk mund të anëtarësohet në NATO

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson, lider i grupit të ri joformal “Grupi Ohri”, për mbështetje të Republikës së Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE  dhe NATO, mendon se nuk ka mënyrë që Maqedonia të anëtarësohet në NATO pa arritur konsensus.

“Sekretari gjeneral i NATO-s gjatë vizitës së tij në Maqedoni tregoi faktet.  Principi i NATO-s është që asnjë vendim nuk merret pa konsensus. Nëse nuk ka konsensus vendi juaj nuk mund të bëhet pjesë e NATO-s, kjo është fakt”, tha Robertson në një intervistë për MIA-n.

Robertson megjithatë nuk u përgjigj direkt pyetjes se a e dëmton më këtë bllokadë Greqia strategjinë e NATO-s për rajonin, por tha se është në interesin e të gjithave vendeve anëtare dhe më gjerë Evropës që të kemi një Ballkan stabil.

Robertson i komentoj edhe deklaratat e ambasadorit rus në vend, që Maqedonia të mendojë mirë rreth anëtarësimit në NATO, ku paralajmëroi edhe ‘nëse Maqedonia anëtarësohet në NATO do të bëhet qëllim legjitim nëse vjen deri në konflikt mes NATO-s dhe Rusisë”, Robertson tha se deri sa ishte ai në krye të NATO-s, kishte marrëdhënie të mira me Rusinë dhe shpreson që sërish marrëdhëniet të jenë si më parë.

Sipas Robertson BE dhe NATO janë vendet ku Maqedonia duhet të jetë.

“Duhet të jeni ambicioz, Maqedonia të bëhet pjesë e BE-së është shumë e rëndësishme për prosperitetin e gjeneratave të reja. Megjithatë Maqedonia është një vend i vogël dhe është shumë e rëndësishme që rinia të qëndrojë në vend dhe jo të largohen nga vendi”, tha Robertson.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button