PDSH, pro marrëveshjes me LSDM-në

Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin që të mbështesë marrëveshjen e kreut të Partisë, Menuh Thaçit, me kreun e Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, Branko Cërvekovski për përkrahjen e kandidatëve reciprokisht në zgjedhjet lokale.

Nga PDSH pas përfundimit të mbledhjes informuan se, sipas marrëveshjes së arritur në ato vende ku kandidati i LSDM-së nuk do të ketë gjasa të fitojë për kryetar komune, do të mbështetet kandidati i PDSH-së dhe anasjelltas.

“Pikërisht shkaku i transparencës politike ne sot do ta nxjerrim këtë temë në kuadër të Kuvendit qendror, ku do të merret vendimi për një marrëveshje sado-kudo teknike për bashkëpunim në zgjedhjet lokale, pra ekziston problem, ekziston gatishmëria dhe njëfarë vizion i partive politike për bashkëpunim me opozitën apo pozitën. Fjala është që këto çështje janë normale para zgjedhjeve, por ne duam ta institucionalizojmë këtë në kuadër të partisë”, ka deklaruar para fillimit të mbledhjes kryetari i Kuvendit qendror të PDSH-së, Arbër Xhaferi

Lajme të ngjashme

Back to top button