Edhe pas një viti, ligji për pushimin e lehonisë assesi të miratohet

Fati i gjatësisë së pushimit të lehonisë në Maqedoni edhe pas një viti nuk dihet. Sipas asaj që u deklarua nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ajo është zvarritur si pasojë se inicuesi i saj nuk është paraqitur në seanca plenare të caktuara për këtë iniciativë, njofton Portalb.mk.

“Kuvendi i ka të gjitha kapacitet që ligji për pushimin e lehonisë të kalojë në rend dite, pavarësisht asaj që a ka mendim ose jo Qeveria e Maqedonisë për të njëjtën. Ne disa herë kemi caktuar seancë Kuvend por ajo është anuluar për shkak se inicuesi nuk ka qenë i pranishëm”, tha Xhaferi.

Përndryshe, pushimi i lehonisë nga 9 në 18 muaj do të jetë një mundësi që në të ardhmen do të përfitohet nga gratë që lindin. Këtë propozim –ligj  të bërë nga një nismë qytetare  e miratuan deputetët në Komisionin parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive qysh më qershor të 2018-s.

Përmes propozimit të tyre kërkohet zgjatje e pushimit të lindjes me pagesë nga 9 në 18 muaj.  Sipas saj, kërkesa e tyre nuk duhet shikuar si pushim për nënat, por si mundësi edukimi për fëmijët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button