Aksident fatal në Greqi, 4 të vdekur dhe 5 të lënduar

12.17 min

Nënë e bijë (38 dhe 6) janë viktimat e aksidentit të trafikut që ndodhi në qytetin e Kavallës në Greqi, ndërsa 2 viktimat tjera janë nëna e saj 68 vjeçare dhe vëllau 42 vjeçar. Drejtuesi i automjetit sipas mediave greke është bashkëshorti i saj, i cili ka kaluar me lëndime relativisht të lehta. 

Udhëtarët tjerë nga të cilët pesë me lëndime më serioze, janë dërguar në spitalin e Kavallës. Ndërkohë familjarët e viktimave dhe udhëtarëve tjerë, nga Struga dhe Ohri tash më gjenden në Greqi. 

Viktimat dhe të lënduarit po ktheheshin me kombi-bus nga një dasëm familjare në Turqi, ndërsa sipas informatave jozyrtare, automjeti me të cilin kanë udhëtuar ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur pasi drejtuesin e tij e kishte zënë gjumi.

———————————————————————————————————————–

09.31 min 

Një familje 9 anëtarëshe shqiptare nga Struga ka pësuar një aksident fatal komunikacioni sot pasdite në afërsi të qytetit Kavalla të Greqisë, duke ngelur katër të vdekur dhe pesë të lënduar rëndë.

Bëhet fjalë për familjen e Burhan Xhemos nga Struga, e cila me një furgon po kthehej nga Turqia, përmes territorit grek.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur dje rreth orës 18.00 në dalje të qytetit Kavalla në Greqi, kur furgoni ka pësuar aksidentin duke u përplasur me një mjet tjetër transportues. Katër veta kanë humbur jetën në vendin e aksidentin, ndërsa pesë të tjerë me lëndime të rënda janë dërguar në Spitalin e Kavallas.

Nga ana tjetër, për aksidentin autoritetet greke menjëherë kanë informuar Konsullatën e Maqedonisë në Athinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button