Fillon ndërtimi i rrokaqiejve

Ndërtimi i shumëkatëshve në lagjen Aerodrom zyrtarisht do të fillojë sot me vendosjen e gurthemeleve për ndërtesa dhe qendra tregtare në të cilën do të jetë i pranishëm Gjorgje Ivanov.

Kompania turke “Xhevahir holding” e cila do t’i ndërtojë rrokaqiejt do të investojë rreth 100 milionë euro.

Në pajtim me projektin, do të ndërtohen katër ndërtesa me nga 42 katë dhe një qendër tregtare, ndërsa në kompleksin banesor do të jetojnë 5.000 njerëz.

Sipas kryeministrit Nikolla Gruevski ky investim është si rezultat i bisedimeve të gjata, si dhe kushteve të volitshme për zhvillim të biznesit, tatimeve të ulta, mundësive për blerje të truallit ndërtimor me çmim shumë të ulët, procedurave burokratike të zvogëluara.

Katër ndërtesat shumëkatëshe do të jenë ndërtesat më të gjata në Republikën e Maqedonisë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button