Maqedoni, u publikuan raportet nga projekti “Liria në internet”
Fondacioni “Metamorfozis” publikoi një sërë raportesh paraprake për gjendjen e lirisë në internet, duke u fokusuar në lirinë e shprehjes, privatësinë dhe sigurinë në botën digjitale, njofton Portalb.mk.
Raportet janë rezultat i një sërë konsultimesh publike dhe janë përgatitur nga një grup ekspertësh relevantë në kuadër të Projektit “Liria në internet”, që realizohet në kuadër të projektit rajonal “Liria në Internet në Evropën Lindore dhe Euorazi” nga Shoqata e avokatëve amerikanë (ABA ROLI) si dhe nga Shoqata për Komunikime Progresive (APC) si pjesë e projektit për mbështetje, promovim, formësim dhe pëkrhaje të lirisë në internet.
Qëllimi i publikimit të raporteve është të shërbejnë si burim informacioni mbi gjendjet për publikun e gjerë dhe të ofrojnë një bazë për diskutim të mëtejshëm publik me qëllim të avancimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut si onlajn ashtu edhe oflajn.
Raportet nga fusha e lirisë së shprehjes
- Raporti paraprak për kornizat ligjore që kanë të bëjnë me mediat
- Raporti paraprak në temën e kornizave ligjore dhe masave për luftë kundër gjuhës së urrejtjes
- Raporti paraprak për gjendjet në lidhje me zbatimin e Ligjit për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim
- Raporti paraprak për gjendjet në lidhje me zbatimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e ngjashme
- Raporti paraprak për zbatimin e kornizave ligjore në lidhje me qasjen e lirë në informatat me karakter publik
Raportet nga fusha e privatësisë dhe e sigurisë
- Raporti paraprak për gjendjet në lidhje me të drejtën e mbrojtjes së të dhënave persaonale
- Raporti paraprak për gjendjet në lidhje me zbatimin e kornizave ligjore që kanë të bëjnë me përgjimin
Metamorfozis e vazhdon procesin e konsultimeve publike dhe i fton të gjithë aktorët e interesuar t’i japin komentet e tyre për raportet nëpërmjet e-mail-it (në [email protected]), si dhe nëpërmjet prezencës tonë në rrjetet sociale, e poashtu edhe duke marrë pjesë në serinë e ngjarjeve publike për edukim që do të mbahen në periudhën e ardhshme:
- 04 maj në Shkup në Faklutetin për shkenca informatike dhe inxhinjeri kompjuterike.
- 15 maj në Tetovë në Universitetin e Evropës Juglindore, në rektorat, ora 13:00.
- 16 maj në Shtip në Universitetin Goce Dellçev – Fakulteti Juridik, në sallën solemne, ora 12:00.