Paditen deputetët propozues të lustrimit,për shkelje të Kushtetutës

Ljubomir Frçkovski, Vlladimir Milçin, Gjuner Ismail, Branko Geroski, Nikolla Gelevski, Zharko Trajanoski dhe Roberto Beliçanec sot njoftuan se kanë parashtruar padi penale kundër deputetëve të cilët në seancën e 35-të të parlamentit votuan për miratimin e Ligjit për lustrim. Grupi i intelektualëve parashtruan padi penale kundër deputetëve për kryerjen e veprës penale Mosrealizimi i vendimit të Gjykatës kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, parashikuar dhe dënuar në pajtim me nenin 377 paragrafi 3 nga KZ të RM-së.

Në pres-konferencën e sotme parashtruesit e padisë penale thanë se kanë marrë akt të protestës publike në situatë kur në Maqedoni mbizotëron atmosferë “sanatoriumi”. 

Profesori Frçkovski sqaroi se bëhet fjalë për vepër penale me të cilën shkatërrohet ndarja e pushtetit dhe preket demokracia, e jo për vepër të rëndomtë për të cilën deputetët gëzojnë imunitet. 

“Liria dhe imuniteti të cilat i gëzojnë deputetët që të debatojnë, shprehin mendime, të japin propozime formale dhe të votojnë, nuk mund të përfshijë aktivitete dhe veprime të vetëdijshme në kundërshtim me vendimet e Gjykatës kushtetuese, pohojnë parashtruesit e padisë penale” tha Frçkovski

Me aktin e miratimit të Ligjit për lustrim të 20 qershorit të vitit 2012, deputetët de fakto votuan për vendime jo-kushtetuese ligjore dhe me çka vetëdije zhvillojnë të zbatojnë vendim të Gjykatës kushtetuese. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button